E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

”Është si Skëndërbe”/ Spiropali: Rama, i vetmi njeri që di të bëjë qytete

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ”Bardh A Zi” në ”ABC”, se kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që di si të ndërtojë një qytet duke marrë në shembull investimet e bëra në Vlorë dhe Korçë.

“Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë qytet janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”,tha Spiropali.

Ndalur te protesta e maturantëve për pyetjen e famshme se çfarë bëri Turi, Spiropali theksoi se kjo çështje u përdor nga opozita duke ironizuar se dy liderët e saj nuk e dinin përgjigjen.

Ngaqë nuk e kupton Luli dhe Mona si ka mundësi që bëni një pyetje të tillë, hallin e tyre këta duan t’ia hedhin në kurriz të gjithë njerëzve. Flasin ata që shesin diploma”, u shpreh ajo.

Ministrja tha se i qëndron krahasimit të bërë më herë për liderin e qeverisë Edi Rama me heroi kombëtar, Skëndërbeun.

Aulon Kalaja: I qëndron deklaratës se Rama është si Skëndërbeu?

Elisa Spiropali: Patjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...