“Është gatuar një çorbë”/ Gazetari Skëndaj: Ka 21-vjeçarë në terapi intensive

Duke filluar nga nesër, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt. Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, bëri me dije se ora policore do të shtrëngohet me dy orë të tjera, për të ulur numrin e të infektuarve.

Por, për gazetarin Erion Skënsdaj,  Komitetin Teknik e shqetëson fakti se tashmë të rinjtë e grupmoshave 21-24 vjeç ndodhen në terapi intesnive dhe në gjendje të rëndë.

Në emisionin ”Real Story”, Skëndaj u shpreh se pjesa më e madhe e qytetarëve preferojnë të trajtohen në shtëpi, spitale rajonale, private dhe jo në spitalet COVID pasi ekziston një lloj frike.

Erion Skëndaj: Ajo që unë shoh është që ne diskutojmë, ministria diskuton për të dhëna të cunguara thellësisht. Mjafton të faktojmë një gjë. Në vendet e Evropiane pjesa më e madhe e infektuarve duhet të jenë në spital, ne kemi vetëm 3.4 % të të shtruarave. Ku janë ata persona? Një pjesë janë në spitalet private. Disa janë në spitalet rajonale, nuk raportohen as vdekjet as infektimet. Pjesa më e madhe janë në shtëpi. Para disa ditësh humbi jetën një i afërm i imi, nuk u raportua si i vdekur nga COVID.

Ne kemi aktualisht 2000-2500 persona për spitale dhe aty janë 500. Kjo e ka trembur Komitetin Teknik. Çfarë e shtyu komitetin teknik, a ka frikë reale? Në dhjetor ka qenë situata më e keqe se sa sot sepse 1 në 3 persona kanë qenë të infektuar, sot është 28%. Pra ne kemi qenë më keq, mbani mend ku kanë qenë ato radhët para spitaleve. Kush ishte zgjidhja asokohe? Ishte se u hapën spitalet rajonale dhe pati një shfryrje. Po sa kishim atëherë persona aktiv? 22%. Tani është 33%. Në vende me mjekësi më të zhvilluar vdesin më shumë, në vende si Shqipëria vdesin më pak. Qeveria duhet të dilte me shifra reale, sa i kemi në shtëpi, në spitale rajonale, private.

A e dini se ka mosha të reja që kanë qëndruar 14 ditë në shtëpi? Është gatuar një çorbë që pacientët kanë frikë të shkojnë në spital. Ky është një problem i madh, nëse nuk adresohet. Si mund t’i marrim ne tani? Nëse këta persona vendosin të dalin nga shtëpia, 1.600 shtretër që janë të lira do t’i kesh të zënë, nëse vijnë nga shtëpia dhe ti sjellësh në spital. Mua më shqetëson fakti se aty ka mjekë që po japin shpirtin në spitale dhe po përballen sot me mosha shumë të reja. Në terapi intensive janë 21, 22 dhe 23-vjeç. Sot janë të rinjtë shumë të rëndë”.