E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

‘Është emergjencë’/ Ish-deputetja: Mjekja e infektuar, stafit nuk i bëhet tamponi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka denoncuar sot rastin e një mjekje në qendrën Shëndetësore në Klos, e cila ka dalë pozitive me Covid-19.

Sipas Çupit, stafi dhe qytetarët në ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësor prej saj, dhe akoma nuk u është bërë tamponi. Ata kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin, për të verifikuar nëse janë prekur apo jo, e ndërsa jeta e çdo qytetari vlen njësoj.

Ajo ka apeluar ndaj autoriteteve shëndetësore, të marrin masa njësoj për çdo qytetarë, si dhe të gjurmohen rastet.

Statusi

Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.
I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare. Është emergjencë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, dalin fotot e 4 viktimave

Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër, humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 14 janarit, pas një aksidenti në Rrugën...

Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila reagoi mbi kritikat e tij për vaksinat anti-covid. Teksa i kthen përgjigje...

Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të Bidenit

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për...

Izrael: Morën vaksinën Pfizer, 13 persona pësojnë paralizë në fytyrë

13 persona në Izrael kanë përjetuar paralizë të lehtë të fytyrës si efekt anësor pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë...

Urrejtja në twitter: A ndihmon bllokimi i llogarive?

Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump në këtë platformë. A ndihmon kjo për të luftuar urrejtjen dhe nxitjen e urrejtjes në...