E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Është djalë! Kate Middleton sjell në jetë fëmijën e tretë

Update/Dukesha e Kembrixhit ka lindur sot fëmijën e saj të tretë, një djalë që peshon 3.8 kg, në Ditën e Shën George.

Kensington Palace njoftoi se fëmija ka lindur rreth orës 11:00, pasi Kate u dërgua në spitalin e Shën Marisë në Paddington të Londrës.

Sipas Daily Mail, lindja ka ndodhur pa ndërlikime. Fëmija është stër-nipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgiut dhe vëllai i vogël i Princit George dhe Princeshë Charlotte.

Foshnja është i pesti në radhë për kurorën, ndërsa rezulton stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, sikurse edhe vëllai i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Një zëdhënës i Kensingtonit njoftoi më pas për shtypin:

“Dukesha e Kembrixhit solli në jetë djalin në orën 11:01. I pranishëm ka qenë edhe Duka i Kembrixhit, Princi William. Dukesha dhe djali janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Princ Harry dhe pjesëtarët e të dyja familjeve janë informuar dhe janë tejet të gëzuar për këtë lajm”.


Ora 13:00/Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton, shtrohet në spital pritet të sjellë në jetë fëmijën e tretë

Fëmija e tretë e familjes mbretërore po vjen. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, nën shoqërinë e bashkëshortit Princit William siç raporton BBC ka mbërritur në spital për të mirëpritur fëmijën e saj të tretë.

Ka qenë vetë Pallati Mbretëror që ka bërë të ditur lajmin ditën e sotme. “Shkëlqesia e saj Dukesha e Kembrixhit u pranua në Spitalin e Shën Marisë, Paddington në Londër këtë mëngjes. Ajo udhëtoi me makinë nga Kensington Palace në Lindo Wing në Spitalin e Shën Marisë, bashkë me Dukën e Kembrixhit”, shkruhet në deklaratën zyrtare.

Dukesha që në orën 6:00 të mëngjesit ka shkuar në të njëjtin spital ku ajo lindi Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Lajmi vjen vetëm disa orë  pasi anëtarët e familjes mbretërore u mblodhën për të festuar 92-vjetorin e ditëlindjes së Mbretëreshës në një koncert në Royal Albert Hall të Londrës të shtunën në mbrëmje, ku Kate mungonte gjatë festimeve, për shkak se lindja e bebit të tretë ishte në prag.

Si me dy fëmijët e saj të parë, Kate shpreson për një lindje natyrore dhe të gjithë jemi kuriozë për të mësuar gjininë e bebit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....