E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Ermal Mamaqi tregon si e refuzoi Berisha rolin për në filmin “I Love Tropoja”

Aktori e njëkohësisht moderatori Ermal Mamaqi, ka zbuluar se para Ramës, ftesën ia ka drejtuar Berishës për të qënë protagonist në filmin “I Love Tropoja”. Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Tempora” në RTV Ora, tha se ish-kryeminsitri e refuzoi me shumë elegancë ftesën. I pyetur se pse synon tek këta personazhe, Mamaqi u shpreh se një personazh i tillë ndihmon marketingun. Ndër të tjera ai ka folur pa ‘doreza’ edhe për Ramën si aktor. Madje ai tha se ishte surprizuar, duke e cilësuar si një aktor shumë të mirë. Pavarësisht angazhimeve të tij, Rama duket se ia ka dedikuar kohën e plotë xhirimeve për filmin.

Ermal Mamaqi: Doktor Berisha e mori edhe ai ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi me elegancë.

Sonila Meço: Pse e kishe të domosdoshme praninë edhe të Edi Ramës edhe të Berishës në film?

Ermal Mamaqi: Duhet një kleçkë e cila bën që njerëzit të flasin dhe kjo ndihmon marketingun.

Sonila Meço: Si ishte Edi Rama si aktor?

Ermal Mamaqi: Ishte aktor shumë i mirë. Më ka surprizuar edhe me përkushtimin e tij edhe qëndronte gjatë gjithë kohës që kishte xhirime, pavarësisht punëve që mund të ketë pasur.

E pyetur nga Sonila nëse Ermal Mamaqi e përdor artin apo komendinë e tij si marketing i politikës, për të pastruar imazhin e saj të keq, ai shprehet se ka interesa të ndërsjellta.

“Kjo gjë ndodh indirekt, padyshim që unë e di që ky bashkëpunim ka interesa të ndërsjellta e jam shumë koshient që mua më bën punë Edi Rama. Enca ose një personazh që nuk operon në fushën e aktrimit, ashtu edhe unë i bëj punë atij ose asaj në profesionin që ka. Jam shumë dakord me këtë, nuk kam pse mos e bëj. Përderisa projektit tim i shërben dhe është në funksion të asaj që unë krijoj, apo benefitet që merr, le të ndodhë”, shprehet Ermali.

Lexo edhe :   Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA
Lexo edhe :   Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...