Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si zonë ekonomike strategjike, duket se dy shtetet po reflektojnë. Pas ndërhyrjes së Francës, e një bisede telefonike që ka mbajtur presidenti Rexhep Tajip Erdogan me Emmanuel Macron, Greqia dhe Turqia janë zotuar se do të rifillojnë bisedimet për gjetjen e një marrëveshje.
Ministria e jashtme greke ka konfirmuar në një deklaratë, se së shpejti palët do të takohen në Stamboll, por nuk dihet se kur. Samiti i BE-së, mbahet më 1 dhe 2 tetor teksa në agjendë janë dhe sanksionet për Turqinë.
Delegacioni grek do të drejtohet nga ambasadori Pavlos Apostolidis, që do të shënojë dhe raundin e 61-të të bisedimeve eksploruese në Mesdheun Lindor.
Në komunikimin e saj zyrtar, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar pasditen e së martës se do të fillojë bisedimet me Ankaranë. “Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet në deklaratë.