E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Erdogan udhëheq lutjen e parë islamike, pas kthimit të ‘Ayasofyas’ në xhami

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë sot i pranishëm në lutjen e parë në “Ayasofya”, pas rikthimit të saj në një xhami.

Duke mbajtur kapelën karakteristike islamike, Erdogan recitoi një varg nga Kurani para se thirrja për lutje të dëgjohej nga katër minaret e ndërtesës.

Kujtojmë se Gjykata Administrative turke anuloi statusin e ndërtesës si muze më 10 korrik. Ajo u rihap si xhami, pavarësisht polemikave të mëdha që ky vendim solli.

Lutjet e stome myslimane ishin të parat në 86 vjet, teksa mijëra besimtarë kishin udhëtuar nga e gjithë Turqia për ceremoninë.

Nga ana tjetër, liderët ortodoksë shpallën një ditë zie për rihapjen si xhami të asaj që ka qenë një nga katedralet kryesore të krishtërimit.

Një sondazh i agjencisë turke, “Metropoll”, doli në përfundimin se 44% e pjesëmarrësve besonin se çështja e “Ayasofya” ishte futur në axhendë për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike me të cilat po përballet vendi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndihen lëkundje tërmeti në vend

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter ka lëkundur vendin tonë. Sipas asaj që raporton Qendra Sizmiologjike Europiane për Mesdheun, epiqendra e lëkundjeve...

Senati merr zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Trump

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e vendit ndaj të...

Foto/ Infermierja “hajdute” e infektivit, i vodhi portofolin pacientit me covid

Gruaja në foto është infermierja e spitalit infektiv në Tiranë, Ronida Hysa, e cila u arrestua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, për akuzën...

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 288 raste të reja

Në Kosovë janë regjistruar edhe pesë viktima të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe...

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...