E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

Erdogan: Turqia ka vaksina të mjaftueshme kundër Covid-19

Turqia aktualisht ka mjaft vaksina kundër COVID-19 dhe nuk priten vështirësi në furnizime, tha presidenti Rexhep Taip Erdogan, shkruan Anadolu Agency.

Përveç furnizimeve aktuale dhe hyrëse të vaksinave kineze Sinovac dhe atyre evropiano-amerikane BioNTech, aktualisht po vazhdojnë edhe bisedimet me Rusinë, tha presidenti turk.

“Shpresojmë se vaksina Sputnik po vjen, do të vijë”, u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll.

Duke folur rreth bisedimeve joformale mbi Qipron në Gjenevë të kësaj jave, Erdogan tha në lidhje me administratën greke të Qipros Jugore: “Unë nuk i besoj Qipros Jugore. Ata kurrë nuk kanë vepruar me sinqeritet”.

“Tani bisedimet janë shtyrë për dy ose tre muaj dhe unë përsëri nuk e di nëse diçka do të arrihet. Sepse ata kurrë nuk kanë folur me vërtetësi”, shtoi ai.

Pas bisedimeve, udhëheqësit e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) thanë se zyrtarët e administratës Qipriote Greke kërkuan modele të diskredituara për zgjidhjen e problemeve të ishullit dhe gjithashtu u përpoqën të mohonin se ata kishin prishur bisedimet e mëparshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19...