E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Erdogan nën presion nga akuzat e një bosi të mafias në mërgim

Qeveria turke po përballet me akuza për armatosjen dhe financimin e xhihadistëve në Siri. Janë akuzat e fundit që një bos i mafias në mërgim po bën në YouTube duke vënë në shënjestër presidentin turk.

Një nga shumë akuzat që po bën Sedat Peker në YouTube e implikon qeverinë turke në armatosjen dhe blerjen e naftës nga xhihadistët sirianë.

Në një nga videot e tij Peker shpjegon në detaje se si ndihmësit kryesorë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan drejtuan skemën. Zoti Peker, i cili analistët thonë se dikur kishte lidhje të ngushta me drejtuesit e Turqisë, filloi transmetimin e videove javore të dielave në një kanal në YouTube, duke ngritur pretendime kundër qeverisë, pasi u detyrua të largohej nga vendi.

Analisti Atilla Yesilada thotë se bosi i mafies ka një audiencë në rritje.

“Është e jashtëzakonshme. Ai po tërheq një audiencë prej mbi katër dhe pesë milionëshe për çdo video. Dhe gjithçka që ai thotë analizohet në kanalet e opozitës. Kështu që do të thoja që të gjithë e dinë se për çfarë po flet. Padyshim, më e dëmshmja (për Erdoganin) është hapja e dosjes së viteve 1990, vrasjet pa gjygj”, thotë Yesilada.

Peker pretendon se ish-ministri i brendshëm Mehmet Aga ishte kreu i një organizate në hije e njohur si “shteti i fshehtë”, i cili thuhet se ishte përgjegjës për një sërë vrasjesh të gazetarëve të shquar që datojnë që nga vitet 1990. Aga është i lidhur ngushtë me Erdoganin, dhe djali i tij Tolga është deputet i partisë AKP në pushtet.

Zoti Aga i ka mohuar akuzat. Erol Onderoglu i organizatës Gazetarët pa Kufij thotë se qeveria duhet të jetë transparente.

“Së pari kjo duhet të bëhet pjesë e një hetimi parlamentar, por mendoj se nuk do të jetë e mundur nëse qeveria turke nuk nxjerr emrat e disa aktorëve shtetërorë. Pra transparenca duhet të qetësojë opinionin publik dhe të tregojë respekt për familjet e viktimave”, thotë zoti Onderoglu.

Por presidenti Erdogan po hedh poshtë akuzat. Duke folur me deputetët e partisë së tij, presidenti turk tha se akuzat janë pjesë e një komploti ndërkombëtar për ta përmbysur atë.

Lexo edhe :   Erdogan ia bën të qartë Bidenit: Nuk heq dorë nga armatimi rus

Por pretendimet e zotit Peker vazhdojnë, duke akuzuar djalin e njeriut të besuar të zotit Erdogan, ish-kryeministrin Binali Yildirim, për kontrabandë kokaine dhe se e ka kthyer Turqinë në një nga qendrat më të mëdha të importimit dhe shpërndarjes së drogës në Evropë.

Lexo edhe :   SPAK kalon për gjykim dosjen e grupit 'Çapja', ja për çfarë akuzohen

Zoti Yildirim I hodhi poshtë akuzat. Analistët theksojnë se zoti Erdogan ka përvojë në kapërcimin e stuhive politike. Por analisti Yesilada thotë se ndryshe me të kaluarën, Turqia është në mes të një krize ekonomike dhe mbështetje të ulët rekord në sondazhe për presidentin Erdogan.

“Të gjitha këto janë shenja të pagabueshme për një armagedon për Erdoganin. Do të duhej një mrekulli që të riparohet reputacioni i dëmtuar nga videot e zotit Peker. Tabloja që paraqitet është ajo e një qeverie që punon për përfitime personale dhe për miqtë dhe që ka humbur plotësisht interesin tek votuesit”, tha zoti Yesilada.

Peker ka premtuan më shumë video në YouTube që ai thotë se do të shfaqin sekrete më të brendshme që ai pretendon se i ka mësuar nga dy dekada në qarqet e brendshme të partisë në pushtet./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...