Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pak orë para takimit me Angela Merkel në samitin e G20. Gjatë një interviste në “ZEIT”, ai ka folur me tone të ashpra dhe për marrëdhëniet e tij të vështira me kancelaren.
Menjëherë para samitit të G20 në Hamburg, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpërthyer me kritika kundër qeverisë federale.
Erdogan tha se Gjermania po kryen vetëvrasje duke mos e lejuar atë të mbajë një fjalim përpara turqve në Gjermani.
“Gjermania duhet të korrigjojë gabimin,” tha ai për gazetën gjermane “Die Zeit”, dhe shtoi “ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”.
Gjermania ka bllokuar Presidentin Erdogan duke mos e lënë atë të mbajë fjalim përpara mbështetësve në samitin G20 që do të mbahet këtë javë.
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se Turqia kishte bërë një kërkesë të tillë zyrtarisht, por “kjo nuk ishte një ide e mirë”. “Ne kemi justifikime kushtetuese për ta bërë këtë,” tha ai.
Turqia u zemërua nga refuzimi i Gjermanisë për të lejuar politikanët pro-Erdogan të marrin pjesë në tubimet e fushatës në Gjermani në mars.