Erdogan: Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha të botës

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të bëhet një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë.

Këtë deklaratë, Erdogan e bëri në ceremoninë e hapjes së urës Tohma e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas, shkruan Anadoly Agency.

“Qyteti ka fituar një urë prej 517 metrash e ndërtuar me teknologjinë më të përparuar”, tha Erdogan, i cili shtoi se falë urës tashmë mund të sigurohet një transport komod, i sigurt, me standarde të larta dhe të pandërprerë mes rajoneve Sivas, Hekimhan dhe Malatya.

Sipas tij, Turqia ishte një nga dy vendet e G-20,  të cilat e mbyllin vitin 2020 me një bilanc pozitiv në ekonomi.

 “Turqia ishte një nga dy vendet që u kuptua se mund ta mbyllte me rritje pozitive vitin 2020 në mesin e vendeve të G-20. Edhe në këtë periudhë problematike prodhimet tona në industri, bujqësi, eksportet tona vazhdojnë të thyejnë rekord pas rekordi. Me guximin e marrë nga fuqia e infrastrukturës tonë, ne rrisim vazhdimisht objektivat, kapacitetet dhe zgjerojmë kryesisht fushat e reja të prodhimit”, theksoi Erdogan në fjalën e tij.