E hënë, 1 Mars, 2021
17 C
Tirana

Erdogan del në krah të Kosovës: Pse nuk i duhet dhënë Nobeli një racisti

Me rastin e Ditës së Drejtave të Njeriut, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dënuar dhënien e çmimit Nobel shkrimtarit Peter Handke. Ky i fundit njihet si mbështetës i politikave shoviniste të ish-udhëheqësit serb Milosheviç.

Sipas Erdogan, po shpërblehet dikush që mbështet shkeljen e të drejtave të njeriut. “Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Erdogan.

Handke njihet si një admirues i madh i Milosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Ai po ashtu është mohues i gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës. Handke gjithashtu kishte vizituar Milosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmonte në favor të tij. Me fitimin e çmimit Nobel, Handke do të marrë 952 000 dollarë, si dhe një medalje e një diplomë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi: Regjistrohen 986 raste të reja dhe 19 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja. Ndërkohë, 19 persona...

Video/ Shkëputet masa gjigande e akullit në Antarktidë

Një ajsberg i madh që i afrohet madhësisë së Londrës së Madhe është shkëputur nga Antarktida, afër stacionit kërkimor Halley të Britanisë. Instrumentet sipërfaqësore në...

SHBA/ Gjykata gjobit me 65 milion dollarë rrjetin social Facebook, ja arsyeja

Një gjykatës federal ka aprovuar një gjobë prej 650 milion $ të një procesi gjyqësor mbi privatësinë kundër Facebook për pretendimin e përdorimit të...

Basha pyet qytetarët: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetin social, Facebook, ku i këshillon qytetarët që t'i ndërrojnë drejtuesit e tyre...

Ndryshimi i klimës, po bën që sezonet e alergjive të nisin më herët

Kokrrat e polenit nga bimët që lulëzojnë, fluturojnë zakonisht edhe qindra kilometra përmes erë. Tani duket se kriza e klimës e ka përshpejtuar udhëtimin...