E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Erdhi dimri, reshje bore në fillim të javës. Ja si do të variojnë temperaturat

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Ditën e hënë në lartësinë mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Ndërsa ditën e martë, reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësinë 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit. Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug.

Dita e mërkurë do të jetë me mot të qendrueshëm por të ftohtë kryesisht në orët e mëngjesit.

Ditën e enjte dhe të premte gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrushme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit. Në lartësin mbi 900 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Në fushën termike deri ditën e mërkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale, më e ndjeshem ditën e parë të muajit dhjetor.

Lexo edhe :   E rrallë/Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...