E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Enrike injoron Kosovën, ja si e quan duelin ndaj “dardanëve”

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike nuk e ka përmendur fare Kosovën në deklaratën e tij pas shortit të hedhur dje në Zyrih. “Dardanët” u shortuan Grupin B, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, në kualifikueset për Botërorin “Katar 2022”.

Trajneri spanjoll u ndal të komentonte rivalët më të vështirë, sipas tij, Suedinë, ndërsa për ekipet e tjera ka thënë se janë udhëtime interesante.

“Sërish e kemi Suedinë në grup si rival dhe nuk jam aspak i kënaqur me këtë, por supozoj që edhe ata nuk janë të kënaqur që sërish do të përballen me ne.

Kemi luajtur kundër saj në kualifikueset për Europian dhe nuk ka qenë aspak lehtë, kështu që sërish do të kemi telashe. Sfidat e tjera janë interesante”, tha Enrike.

Ndërkohë, trajneri i Suedisë, Peter Andersen, e njeh shumë mirë skuadrën e Shalandit. Ai i mposhti ata në miqësoren e janarit të këtij viti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...