E martë, 19 Janar, 2021
4 C
Tirana

“Ëndrra vdiq, sot qajmë por ne do ngrihemi”, videoja që po përlot tifozët e Ajax

Ajax ishte surpriza e Champions League, pasi eliminoi skuadra të mëdha si Real Madrid dhe Juventus, por në fund u ndal nga Tottenham Hotspur në gjysmëfinale.

Holandezët nuk mund të shkonin në finale pas përmbysjes së Tottenham mbrëmjen e djeshme, ku heroi i ndeshjes ishte padyshim Lucas Moura i cili shënoi tre gola. Eliminimi i Ajax i la vendin një finaleje totalisht angleze e cila do të luhet mes Liverpool-it dhe Tottanhamin.

Ndërkohë, një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqet lojtarët e skuadrës holandeze teksa luftojnë për të shkuar në finalen e madhe të “Wanda Metropolitano”.

“Kështu, kjo ishte… ëndrra vdiq. U shkatërrua në momentin final. Ne ishim shumë pranë, vetëm disa sekonda larg fitores, vetëm pak sekonda nga fitorja e madhe. Udhëtimi jonë është i gjatë. Udhëtimi ynë është i egër, Por mbi të gjitha udhëtimi ynë ishte historik. Ne i treguam botës se çfarë mund të bëjmë. Kjo është ajo që bëjmë.

Kjo është ajo që duam. Kjo është ajo që jemi. Duke i dhënë ëndrrave besim. Sot jemi të mërzitur, sot qajmë. Por ne do të shkëlqejmë. Të shkëlqejmë siç bëjmë gjithmonë. Ne luftojmë sikur ta kemi përmbyllur të gjithë sezonin. Ne luftojmë për lavdi. Ne luftojmë, sepse kjo është ajo çka ne bëjmë. Sepse sezoni jonë nuk ka mbaruar. Kokën lart, gjoksin ngritur.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...