Ka marrë fund arratia e një shqiptari. Ai ishte arratisur 10 muaj më parë nga burgu në Itali është kapur sërish.
Ai ndodhej në spitalin e burgut në momentin e arratisjes, por mbi të rëndojnë dhe akuzat për vjedhje e grabitje.
Media italiane bëjnë me dije se 25-vjeçari Mariglen Cybi ishte arratisur në Gusht të vitit 2017 dhe është prangosur sërish ditën e djeshme,pasi ishte arratisur.
Ai ishte i shtruar në spital, ku ka mundur tu shpëtojë policëve që e ruanin, të cilët i kishte sulmuar.
Ka qenë një patrullë e policisë në Tuscia, që ka zbuluar dje 25-vjeçarin shqiptar, i cili me të parë makinën ka tentuar të arratiset sërish.
Edhe pse ai ishte kapur nga policia, sërish Cybi ka bërë një sulm ndaj karabinierëve në tentativë për të shpëtuar, por pa ja dalë dot.
Shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Benz’ me motor të fuqishëm, që ishte grabitur.