E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Emri/Me leva e thikë, tre shqiptarë ekzekutojnë bashkatdhetarin në Athinë

Një  i ri shqiptar është vrarë një natë më parë në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë. Bëhet e ditur se  viktima është 23-vjeçari shqiptar Mihal Kapurani nga Korça.

Policia bën të ditur se shqiptari është sulmuar nga atentatorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombësve të tij për shkaqe ende të panjohura.

Nga të dhënat thuhet se mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati një konflikt dhe debat me tone të larta që më pas degjeneroi në një sherr ku mbeti i varrë 23-vjeçari.

Thuhet se viktima u godit me levë, dhe më pas u sulmua me thikë.  Ndonëse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin.

Banorë të zonës thanë se viktima njihej si person pa probleme dhe ishte i punësuar. Autoritetet thanë se kanë identifikuar emrat e ekzekutorëve.

Bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë, si dhe Policisë shqiptare. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha bën lëvizjen e papritur pas ultimatumit të Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka shtuar presionin, e ndërsa SHBA në shtator pret pensionimin e Berishës si dhe të hidhen themelet e...

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...