Një 41-vjeçar nga Vlora, i dënuar me dy vite burg për posedim të armëve, tashmë është kapur nga uniformat blu.
Bëhet fjalë për shtetasin Olgert Shehu, 41-vjeç, banues në Vlorë.
“Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.101, datë 06.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal”.