Një person mbeti i plagosur në këmbë, pas një përplasje me armë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Folie Marine, Jalë. Një dëshmitar ka rrëfyer se shkallët u lanë në gjak, dhe se njerëzit vraponin të terrorizuar.
Terror në plazhin e Jalit, sherr masiv në zonën VIP të një lokali
Në media është shkruar se nga incidenti është plagosur një personazh “VIP” nga Tirana, pasi pub-i frekuentohej zakonisht nga njerëz të njohur.
Terror në plazhin e Jalit, sherr masiv në zonën VIP të një lokali
Një tjetër dëshmitar në vendngjarje ka thënë për JOQ Albania se dyshohet se shkak i sherrit mes grupeve ka qenë një femër e njohur e show-bizzit shqiptar, përkatësisht Trejsi Sejdini, e cila ka qenë e pranishme në vendngjarje për të përfunduar zënkën me vajzën laçjane.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se autori i dyshuar i plagosjes, është një 26-vjeçar nga Mirdita.
Ndonëse u raportua për një vajzë të lënduar nga sherri me mjete të forta, policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar lidhur me ngjarjen dhe nuk ka ndaluar asnjë person.