Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi policia i gjeti 140 rrënjë kanabis në shtëpinë ku ai banonte.
Ka qenë një tub uji ajo çfarë e ka “tradhtuar” Gentjan Korrën, i cili sipas mediave angleze ishte përfshirë në rritjen e kanabisit në shtëpi. Komshinjtë e tij kanë thirrur punonjësit e ujësjellësit, pasi nga shtëpia e shqiptarit dilte një tub shkarkimi që nxirrte pa pushim ujë.
Fqinjët e raportuan këtë si një defekt por punonjësit konstatuan se shtëpia ishte modifikuar për rritje kanabisi. Ata kanë njoftuar policinë, e cila pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit gjeti 140 rrënjë kanabisi.