E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Emri/ Shiste kokainë në lokal, arrestohet në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një administrator lokali, pasi tregtonte kokainë në ambientet e barit.

Sipas informacioneve të uniformave blu në pranga ka rënë Orial Peçi, 37 vjeç, banues në kryeqytet, ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet E. B., 24 vjeç, dhe A. Ç., 20 vjeç, pasi akuzohen për ‘moskallëzim krimi’.

 Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit, E. B., 24 vjeç dhe A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.

 NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi. Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin:

– Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit:

– E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
– A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Lexo edhe :   Biznesmeni plagos 22-vjeçarin, i kërcënoi punonjësen e dyqanit
Lexo edhe :   Biznesmeni plagos 22-vjeçarin, i kërcënoi punonjësen e dyqanit

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...