Bota

Emri i ri i Maqedonisë, Pompeo: I hap rrugën hyrjes në NATO, BE

               Publikuar në : 22:53 - 12/01/19 lm

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pëshëndeti miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

“Udhëheqësit e Maqedonisë demonstruan largpamësi, kurajo dhe vendosmëri në përpjekjet për një zgjidhje të mosmarrëveshjes për emrin, që do t’i hapë tani rrugën Maqedonisë që të zërë vendin që i takon në NATO dhe Bashkimin Evropian si Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan sekretari Pompeo në një deklaratë të shtunën.

Ai shton se Shtetet e Bashkuara e shohin këtë hap si një “shans historik për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë, dhe mirëqenien në gjithë rajonin”.

Që ndryshimet e miratuara nga Maqedonia të hyjnë në fuqi, duhet që marrëveshja e Prespës të miratohet edhe nga parlamenti grek.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT