Ditën e sotme në Vlorë është regjistruar një sherr mes dy personave, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën transballkanike, ku dy personat po konsumonin kafe. Mësohet se dy personat kanë filluar të grinden për motive pronash, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë nga xhepi duke plagosur 77-vjeçarin.
Raportohet se Muço Malaj, i cili ka marrë dy plagë ndodhet në Spitalin e Vlorës. Autori është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.