E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Emrat/ Ja kush janë dy të plagosurit me armë zjarri në kryeqytet

Zbardhen identitetet e dy personave të cilët mbetën të plagosur me armë zjarri , mbrëmjen e sotme në kryeqytet. 32-vjeçari Altin Gjoka dhe 28-vjeçari Jetmir Marashi janë dy të rinjtë e plagosur, në një lokal në rrugën ”Todi Shkurti”.

Gjoka është plagosur në shpatull ndërsa Marashi ka marrë plagë në gjoks, teksa janë dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet lidhja e dy personave të plagosur me njëri-tjetrin, apo nëse të dy ata ishin të përfshirë në konflikt.

Nuk ka ende një zbardhje të plotë të dinamikës së kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë përplasur me makinë, gjë ka çuar në një përplasje, fillimisht verbale mes tyre, por që më pas u nxorën armët. Pas ngjarjes, autori, i cili është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij, është larguar me makinë.

Çfarë njoftoi policia

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...