E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Empoli U19 Kampione në Itali. Ja dy shqiptarët e rinj kampionë

Dy të rinj shqiptarë shpallen kampionë Italie me Empolin. Kristjan Asllani dhe Kleis Bozhanaj kanë ngritur trofeun në kampionatin e 19-vjeçarëve, pasi Empoli mposhti me rezultatin 5-3 Atalantën.

Një rrugëtim jo i lehtë, pasi më parë kishin kaluar me sukses Juventusin dhe Interin dhe dy shqiptarët kishin qenë protagonistë. Mesfushori Asllani edhe në finale la shenjë, pasi ishte ai që shënoi golin e parë të ndeshjes pas një goditjeje dënimi me dy pasime.

Numri 4 i Empolit goditi fort dhe e çoi topin në rrjetë. Festë e madhe te Empoli, që arriti të fitonte në fund dhe të festonte titullin kampion.

Për shqiptarin tjetër, Bozhanaj, këtë herë pati pak minuta, pasi u aktivizua vetëm në minutat shtesë. Megjithatë, sipas shtypit italian, dy të rinjtë shqiptarë, të lindur në Itali dhe me pasaportë italiane, shihen si dy futbollistë me të ardhme për në ekipet e para të Serisë A.

Kristjan Asllani, mesfushori me tipare sulmuesi i Empolit, është grumbulluar edhe nga trajneri Alban Bushi në Shqipëria U21.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...