E martë, 14 Korrik, 2020
16 C
Tirana

Emigrantët dhe turistët rrëzojnë euron, ja sa u këmbye sot

Më të lexuarat

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 120.82 lekë, rreth 0.32 lekë më pak se sa fundi i javës së kaluar. Në fillim të javës së kaluar euro preku nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u këmbyer me 120.75 lekë.

Por pas një rikuperimi të lehtë në fundin javës që lamë pas euro ka nisur të zhvkerësohet përsëri. Arsye kryesore të nënçmimit të monedhës së përbashkët lidhen me efektet sezonale, ku flukset e emigrantëve dhe turistët rrisin ofertën në valutë.

Gjithashtu monedha e përbashkët shfaq tendenca të zhvlerësimit me afrimin e afateve të fundit për pagesën e TVSH-së (datë 14) dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore (datë 20).

Edhe monedhat e tjera janë treguar të dobëta ndaj lekut. Kështu, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 107.8 lekë, rreth 0.31 pikë më pak. Po ashtu edhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie, ndër të cilat më të madhen paundi britanik. Një paund është këmbyer me 130.16 lekë, rreth 0.78 pikë më pak se të premten.

Euro e dobët dhe në bursa
Edhe në tregjet ndërkombëtare monedha europiane po tregohet e dobët përkundrejt dollarit. Aktualisht sipas Financial Times një euro po këmbehet me 1.12 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Në harkun kohor të 12 muajve niveli më i lartë i këmbimit të euros ishte 1.18 dollarë për 1 euro./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...