E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Emërohet Ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë, kush është kirurgu i njohur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rifat Latifin, Ministër të Shëndetësisë. Në një konferencë për mediat, Kurti tha se Latifi ka ardhur nga SHBA-ja, për të marrë detyrën e të parit në dikasterin e shëndetësisë. Sakaq, ministri Rifat Latifi premtoi se do të angazhohet, për të rritur standardet jetësore. Po kështu tha se do të bëjnë çështë e mundur për të ndërprerë largimin e trurit mjekësor në vendet e tjera.

“Është nder i madh dhe besim për mua. Premtoj që do angazhohem më tërë qenien që në mënyrë afatgjatë, të ngrisim standardet jetësore. Do investojmë në ngritjen e kualiteteve të shërbimeve. Ne do e ndërpresim largimin e trurit mjekësor në vendet tjera. Kur e ndreqim shtëpinë tonë, do kontribuojmë në rikthimin e trurit të larguar, për të ndihmuar Kosovën dhe shkencat mjekësore të Kosovës.

Me kthimin e trurit, do e ndërpresim edhe largimin e pacientëve të Kosovës në spitalet jashtë vendit. Pacientët tonë do rrinë në shtëpinë tonë, sepse ne kemi ekspertë. Ne do fillojmë më strategji afagjatë, 20-30 vjeçare. Me këtë platformë afagjatë, rezultatet nuk do shihen brenda ditës apo natës”.

Latifi njihet si kirurg i famshëm në SHBA, ku jeton e punon prej shumë vitesh. Ai është themelues i Kongresit të Parë Klinik, i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...