E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Elvana, ti je? Çudit këngëtarja me look-un super ekstravagant

Vallë ç’po ndodh me këngëtaret shqiptare?

Shumica e këtyre të fundit qysh në fillimet e karrierës na kanë njohur me “profilet” e tyre, përmendim këtu Xhensila Myrtezajn, Elvana Gjatën, e shumë emra të tjerë. Ato gjithnjë na kanë impresionuar me këngët e tyre dhe janë vlerësuar shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, me muzikën që kanë prodhuar.

Vetëm pak ditë më parë, Xhensila publikoi një foto provokuese dhe kaq mjaftoi që ndjekësit e saj të bënin reagime të tipit: Ua, fillove edhe ti të ekspozohesh?

Ndërsa së fundmi, një tjetër këngëtare është vënë në “shënjestrën” e përdoruesve të rrjeteve sociale. Po flasim kësaj here për Elvana Gjatën. Ajo pothuajse në të gjitha klipet e saj ruan me fanatizëm profilin e një këngëtareje me një look të këndshëm, por mbi të gjithash, të thjeshtë.

Bukuroshja aktualisht ndodhet në Stamboll, aty ku po xhiron klipin e ri, mirëpo një foto e saj që po bën xhiron në mediat rozë është ajo në të cilën këngëtarja shfaqet shumë ekstravagante.

Dhe pikërisht në këtë pikë vlen të theksohet fakti se ajo do shkaktojë “tërmet” me veshjen super joshëse dhe pamjen në këngën e saj të re. A ju pëlqen ky look i ri i Elvanës?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...