Mbrëmjen e sotme, Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi do të zyrtarizojnë dashurinë e tyre në martesë.
Festa e çiftit ka nisur në breg të detit, e ku janë celebruar para Elvana Gjatës, e cila është edhe mikesha e ngushtë e Jonidës.
Këtë moment emocionues e ka ndarë në Instagram moderatorja Elona Duro.
Besniku është producent i mirënjohur nga Kosova, dhe personalitet shumë i njohur në fushën e kinematografisë.
Përpos punës profesioniste si producent, Besniku është edhe aktor, e ka luajtur në filma e seriale shumë të ndjekur, duke përmendur këtu “O sa mirë”.
Jonida zbuloi kur ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, se ata u njohën në xhirimet e serialit “O sa mirë”, dhe ranë në dashuri me shikim të parë.