Ish-zëvendësministrja e Brendshme, aktualisht deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e përfolur në media se ka udhëtuar me makinën e Tahirit bashkë me Habilajt shkruan se nesër do të paraqitet vullnetarisht në prokurori për të dëshmuar për dëshmuar për këtë çështje.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Gjebrea i konsideron shpije akuzat për të dhe bashkëshortin e saj.
Ndërkohë më parë Gjebrea ka deklaruar se nuk është thirrur nga Prokuroria për këtë çështje. Gjebrea po dëshmon si person që ka dijeni mbi çështjen.
Postimi i plotë i Elona Gjebreas
Ne punen time si Zv. Ministre e Puneve te Brendshme, si ne cdo detyre tjeter te kryer e ne permbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalisht ligjet e shtetit e rregullat me te larta te moralit tone shoqeror. Perpjekjet per te baltosur politikisht emrin tim e te familjes, marrin shkas nga asgjeja e kunderligjshme ne veprimet e mia, mpleksen ne menyre spekulative, e shiten mediatikisht te transformuara ne vertetesi, per cdo perfitim te te kunderve te mij.
E njoh te drejten e prokurorise e tagrin e saj procedues, dhe nese interesi i cdo hetimi ka nevoje per fakte te ditura prej meje, mbetem e gatshme te paraqitem ne cdo kohe.
Madje do kerkoj qe neser te paraqitem vullnetarisht ne Prokurori e te deshmoj ne interesin tim dhe te publikut.
Por ngjizja e nje genjeshtre si kjo e shperndare ne komunikimet e hapura e te fshehura te perfaqesueseve te PD-se, per gjoja lidhje te miat me te dyshuar per vepra te renda penale sic jane Habilajt e grupi i tyre, meriton nje pergjigje te drejtperdrejte e te qarte nga une.
Asgje s’me lidh me keta e te tjere subjekte te proceduar brenda apo jashte vendit.
Sulmet per bashkeshortin, po ashtu jane perpjekje per te me sulmuar mua dhe per te baltosur figuren time. Nuk eshte e vertete qe nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit sic thuhet ne media. Dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet organeve ligjzbatuese. Bashkeshorti im ka 25 vite pune eksperience si ekspert nderkombetar me kompani e organizma prestigjioze ne shume vende te botes si Europe, Afrike,Azi etj. Kjo do te thote dhe verifikim te figures se tij morale dhe profesionale.
Ju faleminderit!