E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Ellen DeGeneres heq dorë nga emisioni, gati për t’u përballur me hetimet

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka fituar zemrat e publikut dhe popullariteti i saj është i madh.

Në momentin që mendonim se nuk ka asgjë që nuk shkon me të, të shumtë ishin personat që e akuzuan dhe thanë për të që ajo në të vërtetë nuk është aq e dashur dhe e sjellshme siç paraqitet në ekran.

Kështu ka ndodhur sërish së fundmi pasi, punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim.

Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Sakaq, disa ditë më parë, disa punonjës janë përballur me arrogancë dhe kanë qenë dëshmitarë të favorizimit nga producentët e emisionit, duke shtuar se problemi qëndron tek tre producentët që kanë në dorë çdo gjë, të cilët tregohen arrogantë, madje të pushojnë nga puna nëse ke ndonjë problem, pasi sipas tyre ka shumë njerëz që duan të punojnë aty.

Pas gjithë zhurmës ka ardhur edhe reagimi i Ellen DeGeneres, e cila i ka dërguar stafit të emisionit të saj një letër të publikuar nga E!News, ku shkruan se është e zhgënyer nga akuzat e bëra kundër anëtarëve të stafit të saj.

DeGeneres pranonte se suksesi i saj dhe i spektaklit që drejton prej vitesh nuk do të ishte i mundur pa të gjitha kontributet e punonjësve të saj. Ajo thotë se emri i saj është në një show kaq të madh dhe për gjithçka që ndodh, përgjegjësinë e merr ajo.

Për këtë arsye, ajo deklaroi se ajo dhe Warner Bros po punojnë së bashku për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të korrigjuar çështjet që gjetën përmes një hetimi të brendshëm.

Më herët u raportua se producentët ekzekutiv të emisionit, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, janë akuzuar për sjellje të keqe në vendin e punës, dhe jo vetë DeGeneres. Ata thanë në deklaratën e tyre në atë kohë, “Për ecurinë, përgjegjësia dita ditës e shfaqjes Ellen është plotësisht mbi ne”.

Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se pas akuzave të shumta, Ellen ka vendosur të heqë dorë nga emisioni i saj dhe është gati për t’u përballur me hetimet.

Kjo pasi edhe pas letrës së saj, punonjësit kanë vazhduar t’i dalin kundër.

Ndërkohë, burime pranë “The Sun” janë shprehur se ekziston mundësia që Ellen të zëvëndësohet nga moderatori dhe aktori i njohur, James Corden, por nuk ka ende asgjë zyrtare, shkruan “iconstyle”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nesër mot me diell, temperatura maksimale deri 19 gradë

Ditë e bukur me diell mbizotëroi në vend, por dhe me mjegull të mëngjesit përgjatë luginave. Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira...

Kosovë, mbi 700 raste të reja me Co*id-19

Në Kosovë situata epidemiologjike vazhdon të mos ketë ndryshime, pasi autoritetet regjistrojnë me qindra raste të të infektuarve në baza ditore. Të mërkurën Instituti Kombëtar...

Me COVID e shkeli çdo rregull/Braçe për Kryemadhin: Kodi Penal parashikon burg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka drejtuar gishtin ndaj kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, lidhur me ndryshimin e sjelljes së saj ndaj virusit. Teksa ka qenë...

Vendimi i fundit/ Nga 1 Dhjetori, mësimi online në shkolla

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin e papritur, ku është caktuar nga ekspertët se nga 1 dhjetori shumica e shkollave do jenë online. Për...

Emri/ Falsifikoi dokumentet, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

Një jurist i Kadastrës së Vlorës është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për një banesë. Hydai Shenaj, 56 vjeç, është...