Fati i Meksikës edhe pse ishte e para në grup me 6 pikë kaloi në duart e Kores së Jugut, pasi Suedia po e mposhte 3-0. Në rast se Gjermania do të kishte fituar atëherë Meksika do të mbeteshe jashtë Botërorit. Festa nga tifozët në vendin e tyre ishte e jashtëzakonshme. Ata kanë kaluar çdo limit dhe nga gëzimi i janë drejtuar ambasadës koreano-jugore në Meksikë.
“Koreanë, vëllezër, tani jeni meksikanë.” Edhe zyrtarët e federatës, vendosën të lënë zyrat dhe iu bashkuan festës.