Eliminohen butonat, Tajlanda krijon ashensorin me pedale (Foto)

Në Tajlandë një qendër tregtare instaloi pedale për këmbët në një ashensor, duke hequr kështu butonat për të eliminuar riskun e ekspozimit ndaj mikrobeve.

“Të gjithë janë të frikësuar se mos infektohen me COVID-19 dhe mënyra më e lehtë për ta marrë virusin është kur prekni një objekt që është ekspozuar ndaj koronavirusit të ri dhe më pas mund të prekni fytyrën e për pasojë virusi kalon në gojën apo sytë tuaj. Prandaj erdhëm me këtë ide”, tha Prote Sosothikul, zëvendëspresident i kompanisë që mirëmban qendrën tregtare.

Sistemi me pedale është pritur mirë nga klientët e qendrës tregtare, të cilët tashmë ndihen më të sigurt, shkruan “A2”.