E martë, 2 Mars, 2021
0 C
Tirana

Eliminimi i biznesmenit Hekuran Billa, gjykata lë në burg Sebastian Malin

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Sebastian Malin, një nga autorët e përfshirë në ekzekutimin e Hekuran Billës. Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit, si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë mbi ngjarjen.

Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Gjatë mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit, ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze, që drejtohej nga Hekuran Billa.

Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend.

Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq. Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët, u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës, për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin, tip Benz me portobagazh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...