E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Eli Fara i bashkohet Partisë Socialiste: Kam parë shumë kryeqytete por Tirana po ua kalon të gjithave

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë nr.5 në Tiranë ka qenë e pranishme edhe këngëtarja e mirënjohur Eli Fara. Ajo u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.

 “Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë duhet t’ju thuash faleminderit.  Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se çka qene?! Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe më njerëz të bukur. Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri.

Jam korçare por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera, por po i kalojmë të tjerat.  Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, theksoi Eli Fara.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...