Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Elez Isufi njihej si “tmerri” i serbëve, por u vra i tradhtuar nga vetë shqiptarët

7 vjet ago
in Të Gjitha
Elez Isufi njihej si “tmerri” i serbëve, por u vra i tradhtuar nga vetë shqiptarët

Elez Isufi Ndreu, së bashku me Bajram Currin, ka qenë një ndër luftëtarët patriotë më të spikatur të fillim shekullit XX. Lindi në Sllovë të Dibrës në vitin 1861, në një familje me tradita të forta patriotike. I ati Isuf Ndreu, ishte i njohur si një luftëtar i guximshëm në kryengritjet e shpeshta kundër ushtrisë osmane, apo edhe kundër forcave serbe.

Më 1908, kur u mbajt Kongresi i Manastirit ishte Elez Isufi, ai që me 200 burra u angazhuan për sigurinë e delegatëve, që morën vendimin historik mbi alfabetin latin që do të përdorte gjuha shqipe. Nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë.

Janë tejet domethënëse fjalët e prijësit dibran, kur e kanë pyetur në prag të ngritjes së flamurit në Vlorë dhe shpalljes së pavarësisë së vendit:”A nuk po shkon dhe ti në Vlorë, Elez Isufi?”. Ai ia ka kthyer: ”Kam çue djemtë në dasëm se u rritën. Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku”. Asokohe kulla e Elez Isufit, u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit.

Edhe pse një njeri i paarsimuar, me anë të zgjuarsisë natyrore dhe trimërisë së rrallë, diti të vendosë autoritetin e vet në të gjithë zonën e Dibrës. Organizoi kryengritje të shumta kundër forcave osmane dhe sidomos atyre serbe gjatë dhe pas vitit 1912. Duke arritur në çdo rast t’i zprapsë ato. Të njëjtën gjë bëri edhe në vitin 1915 gjatë Luftës së Parë Botërore, duke u dekoruar në janar 1916 nga vetë perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi, me Kryqin e Konturës së Oficerëve.

Beogradi nisi të bëjë çdo përpjekje për ta eliminuar atë dhe mbështetësit e tij. Por Elez Isufi ka ngritur krye edhe kundër qeverisë së Tiranës. Në mars 1922, ai sulmoi me malësorët e tij Tiranën, duke e detyruar qeverinë të zhvendosej përkohësisht në Elbasan.

Shkak ishte kundërshtimi i ç’armatimit të banorëve të zonës, që sipas këtyre të fundit ishte i padrejtë, në kushtet kur qeveria qendrore, nuk ishte ende e aftë t’u garantonte jetën përballë rrezikut nga fqinjët agresivë serbë. Vetëm besa që i dha Ahmet Zogut si Ministër i Brendshëm, solli paqen pas asaj lëvizjeje.

Konsulli anglez në Shqipëri, Ayros, shkruante se si Isufi refuzoi një ofertë të majme në para nga një gjeneral serb që të mos kundërshtonte marrjen e disa tokave në brendësi të territorit shqiptar.

Elez Isufi pa disa fëmijë aty pranë, dhe i tha gjeneralit serb:“Shihni, zotni! Edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lanë këta fëmijë!”.

Për këtë arsye, ai u bë objekt i disa atentateve nga mercenarët bjellorusë në ushtrinë serbe. Qëllohet pas shpine më 16 dhjetor 1924, së bashku me nipin  e tij,  gjatë një rrethimi nga forcat serbe në Peshkopi. Vdes dy javë më vonë në kullën e tij nga plagët e marra.  Bashkëkohësi Ismail Strazimiri, zëvendësprefekt i Dibrës, shprehet në kujtimet e veta se Elez Isufi u tradhtua nga vetë shqiptarët, ndoshta me urdhër nga Tirana.

“Vrasja e tyne s’qe aksidentale apo e rasës. Ishte përgatit nergut, dhe u krye prej njerëzve të shenjuem”- shkruan ai.

Këtë version e mbështet vetë Elez Isufi, pak momente përpara se të vdiste kur ndër fjalët e fundit tha:“Nëse do t’i shpëtoj vdekjes, nuk do merrem më me njerëzit, por me kafshët!”.  Kur mësoi se i nipi, Isuf Xhelili, ishte vrarë, ai nuk pranoi që mjeku t’i hiqte plumbat që kishte në trup, duke thënë: “Paska qenë e thënë që të iknim bashkë nga kjo botë!”.

Pavarësisht kontributit të tij të madh, historiografia komuniste e la në harresë, dhe jo pa arsye. Djemtë e tij, e kundërshtuan që në fillim regjimin e ri. Hyseni, djali i Elez Isufit, u shpall armik në marsin e vitit 1946. Për t’i shpëtuar arrestimit nga brigadat e ndjekjes, ai u largua nga shtëpia dhe qëndroi i fshehur në male së bashku me disa nga vëllezërit dhe djemtë e tij.

Më pas në vitin 1949 ai u arratis nga Shqipëria për në Jugosllavi. Aty vdiq nën tortura nga komunistët sllavo-maqedonas në burgun e Shkupit, ku u mbajt i izoluar për disa muaj me radhë. Ndërkohë, regjimi komunist i Tiranës ia internoi familjen, me gra dhe fëmijë, në Kalanë e Beratit. Një nga ata fëmijë që u internuan në atë kohë në Berat ishte dhe djali i parafundit i Cen Elezit, Jonuzi, i cili në atë kohë nuk ishte më shumë se 14 vjeç. A.G TIRANA TODAY

Tags: Elez Isufinjihejserbëveshqiptaretvetë

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Video/Rrëzohet helikopteri i pronarit të klubit anglez, nuk dihet fati i tyre

Video/Rrëzohet helikopteri i pronarit të klubit anglez, nuk dihet fati i tyre

SHBA, 11 të vrarë nga të shtënat në sinagogë

SHBA, 11 të vrarë nga të shtënat në sinagogë

Zbulohet kuptimi i skulpturës në rrethrrotullimin “Zogu i Zi”

Zbulohet kuptimi i skulpturës në rrethrrotullimin "Zogu i Zi"







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com