E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Eleminimi i vëllezërve, forcat speciale kontrolle në familjen Liçi

Vrasja e dyfishtë e vëllezërve në lagjen ‘Kiras’ të Shkodrës, ka vënë në lëvizje forcat e policisë. Efektivët Shqiponja dhe RENEA kanë kryer kontrolle blic në banesat e familjes Lici, familje e njohur tashmë në Shkodër. Familja Liçi prej kohësh është në një konflikt me familjet Bajri dhe Bilali, ç’ka ka pasuar dhe me vrasjen e 11 personave në qytetin e Shkodrës, në harkun kohor të më pak se një viti.

Shënjestra

Dy vëllezërit po ecnin në këmbë drejt shtëpisë së motrës së tyre, ku dhe janë ekzekutuar në lagjen ‘Kiras’ të Shkodrës. Atentatorët të maskuar kanë shkuar me një makinë, dhe personi që ndodhej nga ana e shoferit i ka qëlluar me kallashnikov duke i lënë të vdekur në trotuar.

Viktimat janë Astrit Bilali, 59 vjeç dhe Brahim Bilali, 61 vjeç. Më pas autorët kanë fshehur mjetin tip “Benz” në po të njëjtën lagje, ku dhe i vunë flakën.

Aty ka shkuar zjarrfikësja e cila ka fikur zjarrin, ndërsa makina nuk është djegur totalisht. Kjo mund të ndihmojë policinë për të gjetur gjurmë të ekzekutuesve. Autorët mendohet se i kanë ndjekur më herët lëvizjet e të dy vëllezërve nëpër lagje, dhe më pas i kanë eleminuar.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...