E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Eleminimi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha/Bariu: Menduam për kafshë të ngordhur

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt, ku u gjet i vrarë biznesmeni, ka thënë se kishin dyshime se ishte një kafshë e ngordhur në atë vend, kjo si pasojë e një arome të rëndë që ishte përhapur.

“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë hajd mo, ndonjë gjë e ngordhur. Nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai për “Tv Klan”.

Trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr, ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij, rreth dy javë më parë.

Hetuesit kanë rindërtuar itinerarin e lëvizjes dhe dinamikën e krimit, ku konfirmohet edhe me pamje filmike nga disa biznese, se Fredi Rrushi ka udhëtuar së bashku me Ruzhdi Hoxhën drejt Dajtit. Pasi janë përleshur fizikisht, Fredi Rrushi e ka vrarë me dy plumba dhe është kthyer rreth orës 15:00 më 20 tetor.

Mëngjesin e 21 tetorit, kur ora shënonte 05:00, Rrushi rezulton se ka shkuar sërish në Dajt e këtë herë, sipas hetuesve për të fshehur trupin e viktimës të cilin e ka mbuluar me dhe, gurë e shkurre në këtë zonë.

Ndaj Fredi Rrushit rëndojnë tre akuza; “vrasja me paramendim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “zhdukje kufome”. Ndërsa vëllai i tij Pajtim Rrushi është arrestuar për “moskallëzim krimi” e “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” dhe të dy të mërkurën do të dalin para gjykatës. Pajtim Rrushi ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë, pasi COVID e kishte lënë me pasoja.

Të dy, Rruzhdi Hoxha dhe Fredi Rrush, janë përfshirë prej kohësh në aktivitetet kriminale, nga “mashtimi”, “vjedhja” dhe “kultivimi drogës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...