Elbasan/ Një person me probleme mendore, i vë flakën apartamentit

Një person me probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin apartamentit të tij në Elbasan. Kjo ngjarje është shënuar mëngjesin e sotëm, në një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “Spaikorre”.

Kanë qenë fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga hetimi paraprak, është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament, i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H.

Ai rezulton të jetë person me probleme të rënda të shëndetit mendor, dhe trajtohet me medikamente prej vitesh. Personi në fjalë ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit, të shkaktuar nga ai vetë.