E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Elbasan: ”BMW X6” përplaset kokë më kokë me ”Golf 4”

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bradashesh.

Mësohet se dy automjete, tip “BMW X6” dhe një “Golf 4”, janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagisur pasagjerja në mjetin BMW, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

‘Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin. Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia, por edhe errësira në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Elbasan/Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...