Elbasan/ Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Xibrakë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.

Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga “Panorama”, një makinë me targa greke është përmbysur anës rrugës.

Fatmirësisht çifti që ndodhej në automjet, burrë e grua, kanë shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia që po heton për zbardhjen e rrethanave.