Kronikë

Ekzekutoi vrasësin e vëllait, kapet 53-vjeçari i dënuar me 35 vite burg


               Publikuar në : 18:56 - 12/07/19 Enno

Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Skënder Baku, banues në Luz, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje.

Skënder Baku është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Lulëzim Sherës në vitin 2013. Ky i fundit,  në vitin 1992, pas një konflikti në burgun 313, ku ndodhej, ka vrarë me sende të forta Arjan Bakun, vëllain e 53-vjeçarit që u arrestua sot.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT