E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ekzekutoi ish-dhëndrin, pritet masa e arrestit për Mexhit Picarin dhe të bijën

Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari, presin sot masën e arrestit nga Gjykata e Tiranës, pasi në bashkëpunim ekzekutuan Kudrejt Saliajn, bashkëshortin e saj pak ditë më parë në kryeqytet.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar për të dy “arrest me burg” me akuzat “Vrasje me dashje”,  “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndaj Picarit dhe për të bijën “Përkrahje të autorit të krimit”, “Sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasje”.

Dhurata Saliaj ka luajtur rolin e informatorit në këtë ngjarje kriminale, duke njoftuar babain e saj në momentin kur viktima është ulur në tavolinën e lokalit, bashkë me avokatin e tij. Pas tyre në lokal, pak metra më larg janë ulur gjithashtu 53-vjeçari Mexhit Picari dhe vajza e tij. Picari është ngritur nga tavolina dhe është drejtuar nga ish-dhëndri duke e qëlluar për vdekje. Ky është momenti në të cilin Prokuroria dyshon se vrasja e të riut është planifikuar nga babë e bijë.

Dëshmia e djalit

Pavarësisht faktit se Dhurata Saliaj ka mohuar se ka dhunuar fëmijët, dëshmia e djalit të saj thotë të kundërtën. Ai ka treguar para trupës gjykuese se e dhunonte për arsye se ai ka zbuluar se ajo i shkruante dikujt mesazhe dashurie.

“Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras, do të mbys me litar. Kam parë disa mesazhe që ajo u dërgon personave të ndryshëm ku u shkruante “o zemra ime, të dua shumë, kur do të takohemi” dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua”, ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

Dëshmia e vajzës

Në të njëjtën linjë me të vëllanë është edhe vajza e mitur e Dhuratës e Kudret Saliajt. Ajo akuzon nënën se jo vetëm i ka dhunuar, por edhe i ka kërcënuar se nëse do i tregonin babait, do i hidhte nga ballkoni. Po ashtu ka treguar se pre e kërcënimeve ka rënë edhe gjyshja e tyre, nëna e Kudret Saliajt.

“Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuar se mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe ka kanosur me fjalë se po ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...