E shtunë, 24 Tetor, 2020
7 C
Tirana

Ekzekutoi e groposi të riun në arën me kanabis, dënohet me 20 vite burg

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...

Vrasja me një plumb të vetëm pushke dhe më pas groposja e trupit të Elion Hysës në korrik të 2018, në një parcele të mbjellë me hashash në zonën e Fushë-Krujës, ka sjellë dënimin e njërit prej dy autorëve të këtij krimi të rëndë. Hysni Rama, i cili pas krimit të rëndë është vetëdorëzuar në policinë e Krujës, është dënuar me 30 vite burgim nga Gjykata e Krujës. Por për shkak se Rama ka pranuar pjesëmarrjen në krim dhe groposjen e Elion Hysës në arën e mbjellë me hashash, duke hyrë në këtë gjykim me procedurë të shkurtuar, dënimi prej 30 vite burg, është ulur nga gjykata në një dënim përfundimtar prej 20 vite heqje lirie. Shkak i kësaj vrasje kanë qenë disa borxhe financiare dhe humbja e 50 kg hashash.

Ndërkohë, Agron Tufa, i akuzuari si autori kryesor i vrasjes së Elion Hysës ose siç njihet në zonë si “Piku Fajdexhiu”, vijon të gjykohet në mungesë, për shkak se është larguar në Greqi, duke mos u arrestuar ende. Sipas dosjes së prokurorisë, Hysa u qëllua me një plumb në kokë, pas debateve të ashpra me dy autorëve të krimit Hysni Rama dhe Agron Tufa, për punën e borxheve financiare dhe hashashit.

“Shqiptarja.com” zbardh sot të plotë dinamikën e borxhit që Rama i kishte Hysës dhe dinamikën e vrasjes së këtij të fundi, brenda një parcele të mbjellë me hashash. Viktima ishte në kërkim policor për vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë, por qëndronte i lirë dhe pa u shqetësuar nga askush, në zonën e Laçit, Fushë-Krujës dhe Tiranës.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Krujës tregojnë se viktima njihej me disa emra në zonë si Kejsi Hysa, Elion Hysa dhe Piku Hysa, ose “Piku Fajdexhiu”, për shkak se merrej dhe me dhënien e parave me fajde. Hysa gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, por qëndronte i lirë në këtë zonë, dhe s’e ndalonte askush edhe pse bënte aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Konflikti për 50 kg hashash të humbur

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën, Hysa e paguante 100 deri në 200 euro, thuhet në dosjen e prokurorisë. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qenë e suksesshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Elion Hysa ka filluar presionet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro. Kjo shifër financiare ka lindur si çmimi i vendosur nga Hyka për 50 kg mall drogë të humbur në banesën e Hysni Ramës.

Takimi për marrjen e lekëve, vrasja e më pas groposja

Rezulton se Rama dhe Hysa, kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, ku Hysni Rama në këtë takim i ka thënë Elion Hysës se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur “me kë tallesh ti?” dhe pas kësaj ka filluar ta shajë me fjalë fyese në adresë të familjes. Në këtë moment janë përleshur dhe Elion Hysa, ka nxjerrë pistoletën, ja ka vënë në kokë dhe e ka detyruar të shkojë në drejtim të parcelës, ku ishte kultivuar bima narkotike. Mbasi ka ecur disa metra, sipas të ndaluarit, është dëgjuar një e shtënë arme dhe Elioni ka rënë në tokë.

Në këtë moment ka parë shokun e tij Agron Tufën, me një pushkë në dorë. Duke ju drejtuar Agronit i ka thënë “ç’na bëre, ku do shkojmë tani…?”, por Agroni i është përgjigjur “po tregove do të vras edhe ty dhe fëmijët, se po e morën vesh njerëzit e Kejvit, do të na vrasin të dyve”. Në këto kushte kanë rënë dakord të dy, që kufomën ta groposnin. Automjetin e viktimës, nuk e lëvizën nga vendi dhe së bashku me Agronin, pas vrasjes shkuan për të luajtur bilardo. Prej këtej, thuhet në dosjen e prokurorisë, kanë shkuar në shtëpinë e Agronit, ku kanë ndarë eurot e vjedhura viktimës dhe pastaj Hysni Rama, ka shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur.

Eurot ja ka dhënë të shoqes, pa i treguar se ç’kishte ndodhur, por duke i thënë se i kishte fituar nga shitja e lëndës narkotike dhe i ka kërkuar që t’i çonte në shtëpinë e babait të saj. Sendet e tjera i ka fshehur në hyrje të shtëpisë së tij poshtë një blloku betoni. Nga hetimet rezulton se pas vrasjes, vëllai i Elion Hysës, dhe disa nga familjarët e tij, e kanë detyruar Hysni Ramën, të hipë në makinë, duke i bërë presion të tregonte të vërtetën për vëllain e tyre. Por fatmirësisht, Agron Tufa, ka njoftuar policinë dhe Rama është lënë i lirë, sapo personat kanë parë prezencën e policisë.

Kujtojmë që një pjesë e përgjegjësisë së kësaj ngjarje bie dhe mbi uniformat blu të zonës, të cilat nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë dhe arrestojnë, të kërkuarin për një vrasje në Sarandë, Kejvi Hysa, që qëndronte në zonë krejt i lirë dhe pa u shqetësuar nga askush dhe që me vete mbante një pistoletë, e radio policie. /shqiptarja.com/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gara për deputetë në PD, Salianji: Misioni im, demokratët të jenë fitues

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salinji, ka reaguar në lidhje me garën e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, pasi Komisioni i Vlerësimit rrëzoi emrin e...

Koreja e Veriut: “Pluhuri i verdhë” nga Kina mund të sjellë korona*virusin

Koreja e Veriut u kërkoi qytetarëve të saj të qëndrojnë brenda, për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë”, që fryn nga Kina, mund...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Mal i Zi: Shqiptari Nik Gjeloshaj nuk pranon mandatin e deputetit, ja arsyeja

Politikani shqiptar i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka vendosur të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Tuzit. Gjeloshaj ka bërë me...

Covid-19, OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm do të jenë kritike

Bota ndodhet në një pikë mjaft kritike sa i takon situatës së Covid-19, veçanërisht hemisfera veriore. Alarmi vjen nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros...