Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov, pranë shtëpisë së tij në zonën e “Ujit të Ftohtë”. 25-vjeçari Kristian Breshanaj, pas breshërisë së kallashnikovit humbi jetën menjëherë.
I ndjeri kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika. Pas ngjarjes së rëndë, autorët kanë djegur makinën tip BMW me targa greke, brenda së cilës u gjet dhe arma e krimit, tip kallashnikov.
Breshanaj është djali i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës. Policia për këtë ngjarje deri më tani ka shoqëruar 12 persona, të cilët mund të kenë informacione.
25 vjeçari u vra natën e Fiter Bajramit me 5 plumba, nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës.