Në Elbasan së fundmi ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Bëhet me dije se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë një 39-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Emiljano Ramazani 39 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Raportohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “28 nëntori” të këtij qyteti.
Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, pasi në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.
Policia njofton se po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.