Ekzekutimi në Elbasan, Meta: Tensioni vjen nga Rama, ka tmerr zgjedhjet e lira

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS-së, Pjerin Xhuvani.

Në një prononcim për mediat nga Vlora, Meta u shpreh se tensioni vjen nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, ai ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ilir Meta:Tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Ka tmerr nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, i lë kandidatët me zemrën telef, e kanë apo se kanë emrin në lista. Kështu mendon të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Nuk i jepte porosi Damianit, tërmet. Ku ndodhi ngjarja në Kavajë? Gjaku u derdh atje. Në Elbasan herën e kaluar nuk mund t’ju them se kam qenë gjithë kohën në udhëtim. Herën e parë duhet të ishte shmangur përplasja.”