Kronikë

Ekzekutimi i Tonin Gjinit në sy të fëmijëve, zbulohen pistat e hetimit

               Publikuar në : 11:51 - 13/08/19 Enno

Ekspertët e policisë, pas hetimeve paraprake, kanë dalë në konkluzionin se Armando (Tonin) Gjini dyshohet të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

48-vjeçari, i cili njihej edhe me emrin Tonin Gjini u vra të hënën në mes të qytetit të Rrëshenit, fare pranë Katedrales, teksa ndodhej bashkë me dy fëmijët e tij të mitur në makinë. Ai kishte ndaluar pranë një marketi dhe po priste gruan që ishte futur brenda në dyqan.

Familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e viktimës në Belgjikë.

Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Viktima rezulton person i njohur për uniformat blu, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajturi “bari shqiptar i drogës”, Met Kanani.

Kujtojmë se Gjini i kishte shpëtuar një tjetër atentati 3 muaj më parë, ku në makinën e tij u gjet një pako eksplozivi që më pas u shpërthye nga xhenierët e policisë. Ndërsa, vitin e kaluar 48-vjeçari u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, pasi u kapën me 8 tonë drogë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT