E enjte, 6 Gusht, 2020
26 C
Tirana

Ekzekutimi i politikanit serb Oliver Ivanoviç, gjashtë të akuzuar në Kosovë

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Bejruti u godit nga një raketë? Videoja që nxjerr fakte tronditëse

Autoritetet në Bejrut ende nuk e kanë të qartë plotësisht se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Bëhet fjalë për më tepër se 130 të vdekur,...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj 6 personave në lidhje me vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç në janar të vitit 2018.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. akuzohen për veprat penale ‘pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale; Vrasje e rëndë’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’, ‘zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje’ dhe ‘manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Në njoftim thuhet se “të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup, me role të përcaktuara formalisht, i cili grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Lexo edhe :   Pandemia/ Tjetër ditë e zezë për Kosovën

Të pandehurit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit dhe realizimin e përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, me qëllim të shtrirjes së kontrollit të bizneseve në territorin dhe kontrollin e politikës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lexo edhe :   Pandemia/ Tjetër ditë e zezë për Kosovën

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “ Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese-konkrete për grupin në fjalë, me ç’rast veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku paraprakisht nga i njëjti grup i është djegur edhe vetura e tij. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin më të gjatë të prokurorisë.

Akuza nuk e sqaron se kush mund të ketë kryer vrasjen.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar të vitit 2018 në veriun e Mitrovicës. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kitara e “Mbretit” shitet në ankand për shifrën rekord

Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942 e “Mbretit” të muzikës rock and roll Elvis Presley u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë. Elvis...

Rregullat dhe oraret e reja për kalimet në Greqi/ Policia jep detajet

Ashtu sikurse autoritetet greke njoftuan më herët, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë do t’u nënshtrohen rregullave dhe orareve të reja. Policia e Shtetit njofton...

Vështirësitë e një familjeje që ndeshet me rrezikun e dëbimit nga banesa

Kongresi amerikan po përpiqet të sigurojë fonde për të parandaluar humbjen e shtëpive për ata që kanë humbur vendet e tyre të punës për...

Përfshihet nga flakët një fasoneri në Skrapar

Së fundmi, një fasoneri në qytetin e Skraparit është përfshirë nga flakët. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit. Punonjësit, të alarmuar, janë larguar...

“Unë e lajmërova për humbjen e babait, CR7 luajti dhe shkëlqeu të nesërmen”

Trajneri i njohur Luis Felipe Scolari ka rrëfyer publikisht reagimin e Cristiano Ronaldos, kur i tregoi se babai i tij ka ndërruar jetë. Scolari tregon...