E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Vrasja e ‘Nardit të bujtinave’. Kush ka porositur ekzekutimin e tij?

Biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ishte duke udhëtuar në automjet bashkë me punonjësin e servisit ku kishte dërguar makinën për riparim. Polia ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Ferdinand Polia, ose siç njihej ndryshe në zonën e tij, Nardi, ishte një prej promotorëve të turizmit malor në zonën e Thethit. Ai u ekzekutua në momentin kur ndodhej në fshatin Grudë, teksa kishte dërguar fuoristradën e tij në një servis. Autori i dyshuar me inicialet K.S., 29 vjeç, e qëlloi atë me breshëri të një arme amerikane “Tompson”, pasi i preu rrugën me motor.

Si ndodhi krimi

Pasi zbriti qetësisht nga motori “T Max”, 29-vjeçari qëlloi me breshëri ndaj Polisë, duke e lënë të vdekur në vend. Në makinë bashkë me 32-vjeçarin e vrarë ndodhej dhe një prej punonjësve të servisit.

E shkruara e errët

32-vjeçari ka jetuar deri para 4 vitesh në Itali. Në vendin fqinj ai është arrestuar nga policia në vitin 2010, me akuzën e trafikimit të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe vjedhjes me dhunë. Bashkë me të u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë.

Polia rezulton se është dënuar me 4 vite heqje lirie, dhe në përfundim të burgut është dëbuar nga autoritetet për në Shqipëri. Pas kthimit në vendin e tij të lindjes, Nard Polia nisi të investojë në turizëm, si dhe u bë pjesë e Administratës për Zonat e Mbrojtura, detyrë që e mbante deri në ditën e vrasjes.

Polia njihej si një njeri që punonte për të mirën e komunitetit

Polia njihej në zonë si një person mjaft aktiv, dhe që punonte për të mirën e komunitetit. 32-vjeçari u qëllua ndërsa po provonte makinën që sapo kishte marrë nga servisi në Grudë.  Autori dogji motorin dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë.

Polia njihej edhe si një nga njerzit më aktiv në mbrojtjen e alpeve shqiptare, ndërsa ishte inspektor i administratës së zonave të mbrojtura.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...